Lokale - eSIMy

Inspekcioni i Komunës së Mitrovicës, ka njoftuar se inspektorët komunalë gjatë inspektimeve ndaj subjekteve afariste tregtare, kanë hasur në çmime të larta të litrit të vajit ushqimor rreth 3.49 euro dhe përveç kësaj, kanë detyruar qendrën tregtare në fjalë që rreth 3,471 litra vaj në vlerë prej mbi 12 mijë eurove, t’i largojë nga raftet e shitjes në mungesë të dokumentacionit të origjinës.

Drejtori i Inspekcionit në këtë komunë, Valon Brahimi, ka thënë se i njëjti operator ekonomik është obliguar që deri të premten ta përcjellë dokumentacionin që dëshmon për origjinën e mallit në të kundërtën, malli do të konfiskohet konform rregullativës ligjore në fuqi.

“Gjatë këtyre inspektimeve, inspektorët komunalë të tregut kanë konstatuar parregullsi dhe kanë marrë masa në përputhje me ligjin: gjoba si dhe masa të tjera administrative. Në një rast inspektorët komunalë të tregut gjatë inspektimit të një operatori ekonomik (Qendër tregtare) kanë hasur në çmime të larta të litrit të vajit ushqimor rreth 3.49 euro, dhe përveç kësaj kanë detyruar operatorin ekonomik në fjalë që rreth 3471 litra vaj në vlerë prej 12113.89 për t’i larguar nga raftet e shitjes në mungesë të dokumentacionit të origjinës! Operatorit ekonomik është obliguar që deri nesër t’i përcjell dëshmitë, dokumentacioni që dëshmon për origjinën e mallit në të kundërtën i njëjti do të konfiskohet konform rregullativës ligjore në fuqi”, ka shkruar ai në Facebook.