Në qytetin e Ferizajt një punëtor është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore.
“Në rrugën “Ahmet Kaqiku”, në Ferizaj viktima mashkull K/Shqiptar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore”, njofton raporti policor.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe hetimet vazhdojnë.






