Një pjesë e Podujevës ka mbetur pa energji elektrike për më shumë se dy orë, shkruan Llapi.info.
Siç ka mësuar portali, ndërprerjet me rrymë kanë ardhur si rezultat i prishjes së përçuesve elektrikë në rrugën “Skënderbeu”, nga punimet që kanë nisur ditë në parë.
Ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendin e ngjarjes, por nuk dihet se deri kur qytetarë të shumtë llapjanë do të ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike./Llapi.info






