Lokale - eSIMy

Një person ka sulmuar tri vajza në rrugën “Ahmet Krasniqi”, përkatësisht lagjen Arbëria në Prishtinë.

Kamerat e sigurisë së lagjes kanë kapur momentin e sulmit ndaj tyre.

Sipas pamjeve, njëra vajzë është duke xhiruar me telefon pjesën e rrugës, ku pastaj me shpejtësi shihet teksa vjen një burrë, i cili ka në dorë një shkop.

Ai nis të ushtrojë dhunë fizike, ku njëra nga vajzat rrëzohet në tokë, pastaj në ndihmë i vijnë të tjerat.

Kur nis të sulmohet nga vajzat e tjera, sulmuesi largohet duke vrapuar nga vendi i ngjarjes.

Rasti sipas viktimave të ngjarjes, është raportuar në polici.

Videoja është publikuar nga “Vrojtuesit e Lagjes”

VIDEO KETU