Një person me iniciale B. B. nga Lipjani është arrestuar nga Policia e Serbisë nën dyshimin se kryer veprën penale të “prodhimit dhe shpërndarja e paautorizuar të narkotikëve”.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, janë sekuestruar më shumë se 41 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Batrovci.

Pas inspektimit të furgoni, me targa sllovene, të drejtuar nga i dyshuari, policia gjeti drogën të fshehur në 73 pako.

I dyshuari u ndalua për 48 orë dhe ai do të sillet në zyrën e prokurorit kompetent, së bashku me një kallëzim penal.

 faqen zyrtare të ministrisë serbe janë publikuar edhe disa fotografi nga ky aksion.