Një punëtor banke në Podujevë ka raportuar në Polici se derisa ishte duke punuar, një klient kishte deponuar një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit, një kartëmonedhë prej 50€ kishte rezultuar si e falsifikuar, transmeton Llapi.info
Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur dje në rrugën “Zahir Pajaziti”.
“Rr. Zahir Pajaziti, Podujevë 21.11.2018-NN. Ankuesi mashkull K/Shqiptar, punëtor i një banke ka raportuar se një klient kishte deponuar një shumë të hollash dhe gjatë kontrollimit, një kartëmonedhë prej 50€ kishte rezultuar si e falsifikuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në komunikatë./Llapi.info