Një person është arrestuar më 04.02.2026, rreth orës 04:00, në Mitrovicë të Jugut, pasi gjatë kontrollit në veturën e tij i ishte gjetur një thikë.
Më pas, në ambientet e stacionit policor, sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, i dyshuari dyshohet se ka sulmuar fizikisht tre policë.
Si pasojë e sulmit, tre zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje.






