Lokale - eSIMy

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksident trafiku i cili ka ndodhur sot rreth orës 12: 10 minuta në dalje të Prishtinës, përkatësisht magjistralen Prishtinë- Podujevë, njofton Llapi.info.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura dhe një autobus i linjës Podujevë- Prishtinë.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin./Llapi.info