Një mjek me inicialet B.A. është ndaluar për 48 orë pasi dyshohet të ketë keqpërdorur pozitën e tij.

Sipas njoftimit nga Prokuroria Speciale, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Policinë e Kosovës, kanë ndërmarr veprime hetimore kundrejt të dyshuarit.

Prokuroria Speciale njofton se i dyshuari me inicialet B.A., dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”.

Me aktvendim të prokurorit i dyshuari B.A është dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.