Lokale - eSIMy

Të martën nga ora 13:00 deri në ora 15:00, në sheshin e Podujevës do të mbahet organizimi “Një kafe me Policinë”.

Aty të gjithë të interesuarit do të mund të pinë kafe dhe të diskutojnë me policët e Podujevës.

Ky event do të organizohet nga Policia e Kosovës dhe “Oaktiv”.

Njoftimi i plotë:

Një kafe me Policinë☕️

🌻Më datë 11 qershor (e marte) 2024, nga ora 13:00 deri në 15:00, në sheshin e Podujevës do të mbahet eventi “Një kafe me Policinë” ☕👮‍♂️👮‍♀️.

Ky është një rast i shkëlqyer për të kaluar kohë me policinë lokale, për të diskutuar çështje të ndryshme dhe për të forcuar besimin ndërmjet komunitetit dhe forcave të rendit.

🕑Të gjithë qytetarët janë të mirëpritur të marrin pjesë dhe së bashku të ndajnë mendimet dhe shqetësimet e tyre në një ambient të hapur dhe miqësor 🕑👥🌟.

Së bashku me policinë kontribuoni në ndërtimin e një komuniteti më të sigurt dhe të bashkuar!🤝