Lokale - eSIMy

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku ku u përfshinë një veturë dhe një traktor.

Lajmin për Llapi Info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të lënduarit po marrin tretman mjekësor.

“Sot rreth orës 14:00 në rrugën Prishtinë-Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve (një veturë dhe një traktor). Si pasojë e aksidentit në vendin e ngjarjes  ka humbur jetën një person dhe janë lënduar katër të tjerë. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”.