Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë të ditur se sot janë konfirmuar edhe 88 raste të reja me koronavirus në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Me këtë shifër të fundit, aktualisht në Llap tashmë janë edhe 1.129 raste aktive. Gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë, kurse është shëruar një pacient.

Që nga fillimi i pandemisë, e deri më tani, numri i të infektuarve në Llap ka arritur në 6,090. Deri tash janë raportuar 75 viktima, kurse 4,886 pacientë janë shpallur të shëruar.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK), ka regjistruar sot edhe 1.630 raste të reja me virusin korona, pas testimit të 11.017 mostrave në laboratorët shtetërorë dhe privatë, raporton Llapi.info.

Siç ka njoftuar ky Institut, brenda 24-orëve janë raportuar 36 raste të vdekjes me COVID-19, derisa janë shëruar 816 pacientë.

Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 142,671 pacientë me këtë virus. Prej tyre 2,457 kanë vdekur, kurse janë shëruar deri më sot 113,639. Në total numri i rasteve aktive është 26.575./Llapi.info