Një person ka pësuar lëndime trupore si pasojë e aksidentit mes tri veturave në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.
“Rreth orës 15:45, është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura ndërkaq një person ka pësuar lëndime trupore. Të njëjtit i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor”, tha Borovci.
Ai shtoi se njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti. /BetimipërDrejtësi