Lokale - eSIMy

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit tetë persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi, ndërsa janë infektuar 2,279 persona.

Sipas njoftimit të MSH-së në mesin e tetë viktimave është edhe një person i moshës së re, njofton Klankosova.tv.

20-29 vjeç është njëri nga tetë të vdekurit që janë infektuar me koronavirus, ndërsa katër janë nga mosha 60-69 dhe tre janë nga mosha mbi 80 vjeç.

Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetësisë nga 12,666 testime të kryera gjatë 24 orëve 2,279 persona janë infektuar me koronavirus, ndërsa janë shëruar 325 pacientë.