Lokale - eSIMy

Java që lamë pas në Komunën e Podujevës janë shënuar incidente të ndryshme penale, njofton Llapi.info

Kështu të hënën një rast dhune në familje ka ndodhur në këtë komunë, ku sipas PK-së, i dyshuari mashkull ka sulmuar vajzën dhe nusen e djalit. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor.

“Podujevë 22.10.2018-17:25. Është raportuar se i dyshuari mashkull K/Shqiptar në shtëpinë e tij i kishte sulmuar dy viktimat, vajzën dhe nusen e djalit, të cilat kanë pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar Policia.

Po të njëjtën ditë Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Shtedim, është arrestuar një person për grabitje nën kërcënimin e thikës në një market.

‘Fshati Shtedim, Podujevë 20.10.2018 – 13:40. Lidhur me rastin me 23.10.2018 njësia policore pas hetimeve intensive ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull K-shqiptar. Nga i dyshuari është konfiskuar një thikë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Të enjten në rrugën “Nuhi Gashi” është arrestuar nga Policia një person i kërkuar.

“Rr. “Nuhi Gashi”, Podujevë 25.10.2018-17:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull K-Shqiptar dhe i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit në Burgun e Smrekonicës”, bëhet e ditur në raport.

Ndërsa, të shtunën sipas Policisë, një person është arrestuar pasi që ka sulmuar renë e tij. Viktima nuk ka refuzuar tretmanin mjekësor.

“Është arrestuar i dyshuari Shqiptar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht renë e tij viktimën femër Shqiptare. Viktima ka refuzuar tretman mjekësor, pas intervistimit është kthyer në shtëpi. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit lirohet, rasti në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia ka njoftuar se në këtë ditë është arrestuar edhe një person i kërkuar në fshatin Llugë. Sipas raportit, arrestimi i tij është bërë në bazë të urdhëresë së lëshuar nga Gjykata. I njëjti për vuajtje të dënimit është dërguar në burgun e Smrekonicës./Llapi.info