Një femër në Prishtinë ka sulmuar fizikisht një inspektor të Komunës gjatë ditës së djeshme.
Policia njofton se si pasojë e rrahjes, inspektori ka pranuar trajtim mjekësor.
Ndërkaq me urdhër të prokurorit, e dyshuara është liruar me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
Është arrestuar e dyshuara femër K-Shqiptare pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K-Shqiptar inspektor komunal. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit e dyshuara lirohet në procedurë të rregullt.