Lokale - eSIMy

Në Obiliq ka ndërruar jetë një foshnjë, në rrethana të panjohura.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Plemetin, teksa foshnja u dërgua pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Prelluzhë.

Vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku kujdestar.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.

Rasti është iniciuar si “Trup i pajetë” dhe “Hetim mbi vdekjen”.