Një ngatërresë mes të rinjve ka ndodhur para një ore, në sheshin “Adem Preniqi”, në Obiliq, ku një 15-vjeçar ka mbetur i therur.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Agron Borovci, ku i njëjti ka bërë të ditur se dyshohet se një vajzë e mitur e ka therrur 15-vjeçarin.

“Rreth ores 12:00 kemi pranuar informatën për lëndimin që ka marre një i mitur i moshës rreth 15 vjeç. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në sheshin “Adem Preniqi” në Obiliq. Viktima dyshohet të jetë lënduar nga një mjet i mprehtë dhe të njëjtit i ështe ofruar ndihma mjekësore”, tha Borovci për Reporteri.net.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ndërkohë që ka identifikuar të dyshuaren, po vazhdon trajtimin e rastit në koordinim me prokurorin për të mitur.