Një femër ka raportuar se është dhunuar nga pesë meshkuj në Prishtinë.

Policia përmes raportit 24-orësh ka bërë të ditur se lidhur me rastin pas intervistimit viktima është dërguar në strehimore, ndërsa dy të dyshuar meshkuj janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje.

Rasti është në procedurë hetimore. /Zëri