Donald Trump sapo ka nënshkruar “Aktin e gjeniut”, i cili është shndërruar në ligj.
“Ky është një akt i jashtëzakonshëm… ne punuam shumë”, tha ai, ndërsa falënderoi ata që u përfshinë në projektligj, shkruan skynews.
Ai shtoi se legjislacioni ndërmerr “një hap gjigant për të çimentuar dominimin amerikan të financave globale dhe teknologjisë së kriptovalutave”.
Çfarë është Akti i gjeniut?
Projektligji u miratua nga Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së dhe shënon një moment kyç për industrinë e aseteve digjitale.
Ai krijon një kornizë rregullatore për tokenët e kriptomonedhave të njohura si stablecoins.
Një stablecoin është një lloj kriptomonedhe që është e lidhur me një aset tjetër, në këtë rast me dollarin amerikan, duke e bërë atë më pak të paqëndrueshme sesa zakonisht janë kriptomonedhat e tjera.
Mund të përdoret në një sërë mënyrash, duke përfshirë pagesat dhe tregtimin e kontratave me afat.
Akti mund t’i bëjë stablecoins të bëhen më të përhapura duke inkurajuar më shumë konkurrencë në treg dhe duke forcuar besimin, sipas analistit të kriptomonedhave Nic Puckrin.