Një person i moshës 50-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Mitrovicë.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ku i njëjti ka bërë të ditur se personi në fjalë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Sot, rreth orës 09:00, është raportuar se në shtëpinë e tij në rrugën ” Artim Jashari” në Mitrovicë, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 50 vjeçar”, tha Zahiti për Reporteri.net.

Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjeksore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Shpërndaje
T