Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se një i burgosur ka vdekur në QKUK.
“Sot në QKUK është konstatuar vdekja e të burgosuriti cili nga QP në Prishtine është sjell nga stafi korrektues dhe ai shëndetësor duke e reanimuar tërë kohën”.
SHKK tha se lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.
“Organet përkatëse do ta verifikojnë shkakun e vdekjes”.
Siç ka mësuar Llapi.info, tashmë i ndjeri është një 48 vjeçar nga Podujeva.
/llapi.info/






