Një 13 vjeçare ka humbur jetën të shtunën në një pishinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka thënë se policia është duke bërë hetimet për këtë rast.
Siç thotë policia, ajo ishte dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, por atje kishte arritur pa shenja jete.
“Policia ka pranuar informatën se sot pasdite një fëmijë i gjinisë femërore, rreth 13 vjeç dyshohet se ka qenë duke u larë ne një pishinë dhe e njëjta është dërguar në qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran ku edhe është konfirmuar se është pa shenja jete”.
“Njësitet kompetente policore përfshirë hetuesinë kanë proceduar në vendin e incidentit për veprime të mëtejme”, ka thënë Hoxha.
Sipas dëshmitareve, 13 vjeçarja ishte mbytur në pishinën e Baicës së Lipjanit, por ende kjo informatë nuk është konfirmuar zyrtarisht.