Njazi Latifi është në skenë publike qysh në periudhën e luftës.
Si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – familjar i rezistencës së parë kundër forcave serbe në vitin 1990 – ku ranë heroikisht Besim Latifi dhe Skender Munolli, Njaziu vazhdoi rrugën e tyre, shkruan Llapi.info.
Pas luftës zgjodhi artin dhe humorin.
Mori pjesë në shumë projekte të mëdha bashkë me artistin e madh, Ibrahim Krajkova – Leci.
Veçoria e skeqeve që luajti Njazi Latifi është xhirimi që shumica nga to janë bërë në pjesë të ndryshme të Podujevës.
Njazi Latifi, vazhdon ta ushtrojë edhe profesionin e moderatorit dhe gazetarit, po ashtu në vendlindjen e tij, në komunën tonë – Podujevën.
/Llapi.info/
https://youtu.be/wUX6LqLp4zs?si=eYaLftEZyEmyUYBK







