Lokale - eSIMy

Kanë nisur thirrjet për mbështetje dhe forcim të ushtrisë së Kosovës.

Një thirrje të tillë e ka bërë edhe një llapjan që jeton në Gjermani. Faton Blakqori ka thënë se do t’i ofrojë edhe mijëra euro për t’u forcuar kjo ushtri.

“10.000,00 euro i dhuroj për forcimin e FSK-së nëse kërkohet nga Ministri i Mbrojtjes së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, Rusia të hënën ka njohur si shtete të pavarura dy rajone në Donbass në lindje të Ukrainës dhe menjëherë ka zbarkuar atje tanke dhe mjete tjera ushtarake.

Me këtë rast, ekspertët e sigurisë kanë deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia rrit “apetitet” e Serbisë për destabilizim të Kosovës.