Kanë filluar punimet për sinjalizimin e rrugëve në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.
Sic ka njoftuar kumtesa komunale, punimet së pari u nisën në disa rrugë në qytet, derisa për t’i parë nga afër punimet ka dalë kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Bahri Selimi.
“Në rrugën “Nuhi Gashi” është bërë sinjalizimi horizontal, punime të cilat janë bazuar në kërkesa të qytetarëve. Kjo rrugë është bërë dy drejtimshe nga rruga “Xhemajl Mustafa” deri tek rruga “Ilir Kunushevci”, me këtë rast kjo po bëhet me qëllim të lehtësimit të qarkullimit në komunikacion. Nga afër këto punime inspektoi kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Bahri Selimi. Tani qytetarët do të kenë më të lehtë qarkullimin në komunikacion dhe do t’i shmangen bllokimeve dhe ngecjeve që sillte kjo rrugë”, ka njoftuar Komuna./Llapi.info






