Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë nisur procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor, shkruan Llapi.info.
Kështu ka bërë të ditur Bulliqi në nëj postim në Facebook.
“Komuna e Podujevës ka filluar procedurat për ndërtimin e parkingut nëntokësor. Projekti i parkingut nëntokësor parashihet të ketë rreth 10 mijë m² parking, poashtu e ka të inkuadruar edhe hapësirën ku janë destinuar rreth 1000 m² për afarizëm”, shkruan ai.
Ndërtimi i këtij projekti pritet të kuështojë miliona euro.
/llapi.info






