Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës.

Me 20 minuta vonesë ka nisur seanca e jashtëzakonshme e thirrur nga kryeministri, Ramush Haradinaj.

Në seancë pritet të bëhet shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit si dhe agjendën integruese evropiane, raporton lajmi.net.

Kërkesa për seancë të jashtëzakonshme ka ardhur dje nga kryeministri Haradinaj.