Ka nisur seanca dëgjimore ndaj gazetarit dhe analistit Valon Syla, i cili po përballet me akuza për “dhunë në familje” dhe “lëndim të lehtë trupor”, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesën për caktimin e një mase sigurie ndaj Sylës, konkretisht ndalimin e afrimit ndaj vendit apo personit të caktuar.
Këtë e ka konfirmuar për Sinjalin, zëdhënsja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala.






