Dje ka nisur zyrtarisht edhe krijimi i Zonës Industriale në Podujevë.

Ky projekt ka qenë njëri nga premtimet më të mëdha të Lëvizjes Vetëvendosje për komunën tonë.

Zona Industriale do të ketë sipërfaqe të përgjithshme prej 298314m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme.

Njoftimi i plotë:

MIRATOHET VENDIMI PËR THEMELIMIN E ZONËS INDUSTRIALE NË PODUJEVË ✅

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës është miratuar propozim vendimi për themelimin e Zonës Industriale në Komunën e Podujevës. ✍️

Ky është njëri prej vendimeve më të rëndësishme pas çlirimit të komunës sonë; me vendimin e djeshëm është finalizuar puna disa vjeçare e shumë mekanizmave institucional që kanë punuar me përkushtim të lartë e të paepur për këtë ditë. ↗️🏗

Zona Industriale është puna më e madhe që kemi bërë si qeverisje komunale për ta vendosur në binar të zhvillimit ekonomik komunën tonë. Ajo ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 298314m2 dhe brenda kësaj sipërfaqe janë të planifikuara 52 parcela me sipërfaqe te ndryshme. 🏭

Binzeset do të jenë të veprimtarive të ndryshme prodhuese si (industri ushqimore, industri ndërtimore, industri të tekstilit etj). 🏗

Qëllimet kryesore të zonës Industriale janë: krijimi i një ambienti fizik me infrastrukturë përcjellëse për bizneset vendore dhe ndërkombëtare; tërheqjen e investimeve të reja, zgjerimin e kapaciteteve të ndërmarrjeve industriale ekzistuese, si dhe krijimi dhe ofrimi i mundësive të reja për qasje në tregun e punës. 🔝

URIME TË GJITHË QYTETARËVE TË KOMUNËS SË PODUJEVËS! 🙌

FALEMINDERIT TË GJITHËVE QË KANË KONTRIBUAR DHE MUNDËSUAR THEMELIMIN E ZONËS INDUSTRIALE! 🙏