Screenshot

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për nisjen e një projekti tjetër që kap shifrën e 2 milionë euro.

Bëhet fjalë për Parkun e ri Bujqësor, i cili do të ndërtohet në fshatin Sfeçël, në një hapësirë prej rreth 6 hektarësh.

Shkrimi i plotë nga Shpejtim Bulliqi:

Parku i parë Bujqësor në vend

Një prej projekteve më inovative në sektorin e bujqësisë në vendin tonë, së shpejti do të fillojë së zbatuari në Komunën e Podujevës.

Para pak ditësh ka përfunduar hartimi i projektit për Parkun e ri Bujqësor, i cili do të ndërtohet në fshatin Sfeçël, në një hapësirë prej rreth 6 hektarësh.

Në këtë park do të ndërtohen serra për prodhimin e produkteve bujqësore, ku përfshihen edhe sistemi i ujitjes, depo për vendosjen e produkteve, kyqja në energjinë elektrike dhe infrastruktura tjetër e nevojshme.

Vlera për realizimin e këtij projekti parashihet rreth 2 milionë euro.