Lokale - eSIMy

Kanë filluar punimet për ndërtimin e trotuarit më fshatin Obranqë të Podujevës.

Lajmi u bë i ditur nga banori i këtij fshati, Ardian Dervisholli.

Ai ka falenderuar qeverisjen lokale për investimet e kryera në Obranqë, njëra ndër to edhe ndërtimi i shkollës së re.

Shkrimi i plotë:

Pas përfundimit të objektit të shkollës, nisin punimet për trotuarin për banorët e fshatit Obrançë. Ndërkohë, të tjerët që flasin dhe kritikojnë, me kërkesat e tyre që kanë mbetur në sirtar për vite të tëra nga pushteti i kaluar, duhet të pranojnë se pushteti i tanishëm vazhdon me punë të mira për banorët. Brenda 3 vitesh, fshatit po i rikthehet mbështetja që e meriton.

Kritikët dhe ata që flasin kundër këtyre zhvillimeve duhet të marrin në konsideratë faktin se përpjekjet e tanishme po sjellin rezultate konkrete. Ndryshe nga e kaluara, kur kërkesat e banorëve mbeteshin të paadresuara, tani po bëhen hapa të dukshëm drejt përmirësimit të kushteve të jetesës në Obrançë

Ky angazhim dhe përkushtim për zhvillimin e fshatit dëshmon se mbështetja që po i rikthehet këtij komuniteti është e merituar. Banorët e Obrançës, pas shumë viteve pritjeje dhe zhgënjimesh, më në fund po shohin një ndryshim pozitiv dhe të prekshëm në jetën e tyre të përditshme.

QeverisjaBulliqi🥇