Lokale - eSIMy

Kanë nisur punimet për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet nevojtare në komunën e Podujevës, shkruan Llapi.info.

Dy prej tyre kanë nisur në fshatin Buricë, kurse tri të tjera në fshatin Brainë dhe Dyz të kësaj komune.

Kështu ka bërë të ditur në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Nga marrëveshja e bashkëpunimit që kemi me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” për ndërtimin e 10 shtëpive për familjet nevojtare, sot bashkë me hoxhën, Halil Kastrati kemi marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit për ndërtimin e 2 shtëpive në fshatin Buricë për 2 familje nevojtare.  Ndërsa 3 shtëpi të tjera kanë filluar edhe në Brainë dhe në fshatin Dyz. Familjet janë përzgjedhur nga komisioni i përbashkët mes komunës dhe shoqatës. Po punojmë maksimalisht që secilës familje me probleme banimi t’i bëjmë zgjidhje. Zoti i shpërbleftë donatorët”, shkruan ai./Llapi.info