Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Fevzi Jetullahu, kanë vizituar lagjen Tovërlani – Shala në qytet, ku kanë filluar punimet për ndërtimin e kolektorit për trajtimin e ujërave atmosferike, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Kryetari Bulliqi tha se “Me ndërtimin e këtij kolektori po u bëhet zgjidhja e kahmotshe banorëve të kësaj zone të cilët tash e sa kohë ballafaqohen me vërshime gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Sic ka njoftuar Komuna, ky projekt ka vlerën rreth 85 mijë euro, dhe ka një gjatësi rreth 230 metra./Llapi.info