Ka filluar festa e llapjanëve për hyrjen e ekipit të tyre në Superligë.
Dhjetra qytetarë kanë dalur në qytetin e Podujevës për të festuar për hyrjen e KF. “Llapi” në Superligë dhe për shpalljen kampion për vitin 2014- 2015 në Ligën e Parë.
Ndërsa, sot duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të mbahet një ceremoni, me ç’rast KF. “Llapi” do të ngrejë kupën e kampionit./Llapi.info