Komuna e Podujevës, përmes kontraktuesit të saj, do të fillojë dezinsektimin e hapsirave publike përreth lumenjëve, Llap dhe Dumnicë, njofton kumtesa komunale, transmeton Llapi.info.

Dezinsektimi i hapsirave të jashtme bëhet me qëllimin të zvoglimit të numrit të rritur të insketeve fluturuese (mushkonjave dhe insekteve tjera) si masë parandaluse e përhapjes së sëmundjeve infektive, ku bartës janë insektet e ndryshme.

Dezinsektimi fillon nga data 31.08.2020 deri më datën 04.09.2020

Për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve dezinsektimi i qytetit dhe parqeve kryhet sonte, 31.08.2020

Më datën 02.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesa e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Peran, Bajçinë, Dobërdol.

Më datën 03.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit Llap, pjesën e qytetit Podujevë dhe fshatrat; Sekiraçë, Gllamnik, Siboc i Epërm, Penuhë, Lluga, Lluzhan, Shakovicë dhe Lupç i Poshtëm.

Më datën 04.09.2020 – dezinsektimi rreth lumit , në fshatrat; Sfeçël, Dumosh, Siboc i Poshtëm, Llugë dhe Bellopojë.

Dezinsektimi përreth lumenjve fillon nga ora 10:00 në mëngjes, kurse dezinsektimi i qytetit, rrugëve, rrugicave dhe parqeve fillon nga ora 20:00.

Me këtë rast, njoftojmë Shoqatat e Bletarëve dhe pronarët e bletëve se ditëve të cekura si me lartë të mos i leshojnë bletët për kullosë dhe të njejtat t’i mbyllin gjatë tërë ditës, sipas datave të lartëpërmendura./Llapi.info