Ka nisur asfaltimi në llotet tjera në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, derisa asfaltimi sot është kryer në një korsi në fshatin Llugë, raporton Llapi.info.

Punimet nga afër i ka përcjellë zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, së bashku me kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe anëtarët tjerë të ekzekutivit.

Në një postim në Facebook, kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se kanë paraqitur para Ministrisë së Infrastrukturës vonesat dhe defektet në këtë projekt.

May be an image of 5 people, people standing and outdoors

“Sot bashkë me zvministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, deputetin Vendenis Lahu, kolegë të ekzekutivit komunal, kemi përcjellë nga afër punimet që kanë rifilluar në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Sot po asfaltohej korsia e rrugës në fshatin Llugë. Para zvministrit ne paraqitëm disa prej shqetësimeve tona lidhur me këtë projekt dhe vonesat që janë tejzgjatur si dhe nevojën emergjente për ndërtimin e kësaj magjistrale për qytetarët llapjanë dhe bashkatdhetarët tanë.Zvministri Durmishi u zotua për intensifikim të punimeve nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës në realizimin e këtij projekti. Poashtu u dakorduam që të jemi në kontakt të vazhdueshëm si institucione për të thelluar bashkëpunimin me qëllimin e zbatimit sa më të mire të këtij projekti”, ka shkruar ai.

Punimet në këtë magjistrale kanë nisur në vitin 2016, kur ministër i Infrastrukturës në ato kohë ka qenë Lutfi Zharku. Por, edhe pas ndërrimit të pushteteve, MI është akuzuar se ka mungesë të planit të për ndërtimin e kësaj rruge, pasi në të, përveç tjerave, mungojnë vend-stacionet për autobusë e shiritat ndihmës. Zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës për dinamikën e ulët të punimeve për këto vite vazhdimisht kanë fajësuar banorët për shpronësime.

Si pasojë e dinamikës dhe lënies së punëve në gjysmë, kjo rrugë, shpesheherë ka qenë e rrezikshme për vozitësit, ndërkohë që edhe numri i aksidenteve fatale për këto vite ka qenë i madh./Llapi.info

May be an image of one or more people, people standing and road