Lokale - eSIMy

Ka nisur sot asfaltimi i llotit të katër në rrugën Prishtinë – Podujevë, raporton Llapi.info.

Nga afër këto punime i ka përcjellë edhe zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili, me këtë rast, ka thënë se nuk do të ketë më asfaltime në Kosovë, pa u kryer shpronësimi.

Postimi i plotë:

Po punohet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë.

Shumë shpejtë do të fillojmë procedurat e prokurimit për të gjitha llotot deri në hyrje të Prishtinës. E kemi përgatitur elaboratin e shpronësimit për komplet rrugën dhe këto ditë dërgohet në Qeveri të Kosovës për miratim.

Nuk do të ketë më fillime të ndërtimit të rrugëve pa vendime të shpronësimit. Kësisoj po sigurohemi që të mos kemi pengesa e vonesa gjatë realizimit të punimeve.