Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj Jetmir Jusufit, nën dyshimin për vrasje të rëndë (vrasjen e vëllait Faruk Jusufi) dhe mbajtje në posedim të paautorizuar të armës.

Sipas Prokurorisë, rasti ka ndodhur më 21 mars 2026, në fshatin Bokshiq të Klinës, pas një mosmarrëveshjeje për çështje pronësore. I pandehuri dyshohet se ka shtënë katër herë me armë zjarri në drejtim të vëllait të tij, i cili më pas ka vdekur nga plagët e marra në Spitalin Rajonal të Pejës.

Gjatë rastit, sipas aktakuzës, i pandehuri ka poseduar pa autorizim edhe një pistoletë të kalibrit 9×19 mm, një karikator dhe dhjetë fishekë.

Prokurori i Shtetit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.