Lokale - eSIMy

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, kundër S.Q., i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij në Llaushë të Skenderajt, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, “më datë 05 janar 2022, rreth orës 13.30 në fshatin Llaushë të Skenderajt, i pandehuri S.Q., me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij L.Q., me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPRK.

Po ashtu, i pandehurit S.Q., me aktakuzë ngarkohet edhe për kryerjen e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK, “Lëndimi i lehtë trupor“ nga neni 185 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 2 dhe 1 pika 1.4 të KPRK, si dhe “Dhuna në familje“, nga neni 248 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.”