Vështirë e kalueshme për automjete është bërë sonte rruga magjistrale Merdar – Podujevë – Prishtinë, shkruan Llapi.info.
Në adresë të Llapi.info kanë arritur dhjetëra ankesa nga qytetarët, duke shtuar se këto rrugë janë bërë thuajse të pakalueshme.
Në pamje që ka siguruar Llapi.info, shihet se në vështirësi po hasin automjetet e rënda, konkretisht kamionët e ngarkuar me mallra.
Për t’i bërë një “qahre”, qytetarët po vendosin disa gjëra nëpër rrugë për t’u bërë e kalueshme./Llapi.info






