Një incident i rëndë ka ndodhur pak më parë, duke shkaktuar shqetësim tek qytetarët.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në Çagllavicë, ku janë raportuar të shtëna me armë zjarri në drejtim të një veture të tipit “Golf 7”, me ngjyrë të zezë dhe targa vendore. Si pasojë e të shtënave, dyshohet se një person ka mbetur i plagosur.
Menjëherë pas raportimit të rastit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku po kryejnë hetimet dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të incidentit.
Ende nuk dihen motivet e këtij rasti, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë detaje në vijim.






