Katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë sot në terminalin doganor në Merdare për të plaçkitur një bankë.
Sipas dëshmitarëve, plaçkitja ka ndodhur rreth orës 14:00 ndërsa menjëherë është alarmuar Policia e Kosovës.
Nuk ka ende informacione nëse të dyshuarit kanë marr para në këtë rast. Në vendin e ngjarjes aktualisht ndodhen njësitet përkatëse të policisë të cilat po merren me hetimin e rastit./Indeksonline/






