Një veturë sapo ka goditur katër persona derisa të njëjtit po kalonin në vendkalimin për këmbësorë.
Rasti ka ndodhur te “Rruga B” përballë Royal Mall.
Sipas burimeve të Indeksonline, këmbësorët e goditur janë tre fëmijë dhe një i rritur.
Policia dhe Autoambulanca kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe po mirren me rastin.







