Policia e Kosovës e ka konfirmuar ngjarjen tragjike në “Rrugën B” në Prishtinë.
Atje po dyshohet se një burrë e ka qëlluar me thikë të dashurën, duke i shkaktuar lëndime trupore.
E më pas, është gjetur i vdekur në banesën e tij. Megjithatë, detajet e tjera për ngjarjen nuk dihen.
“Rreth orës 15:00 është raportuar për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e njërit prej personave të lënduar, mashkull, 34 vjec, ndërsa e lënduara femër, 30 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.
“Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se personat kanë pësuar lëndime nga një mjet i mprehtë, dyshohet thikë. Hetuesit policor po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thuhet më tutje.
Siç raporton Sinjali, problemet kanë qenë mes një marrëdhënie mes një çifti.
I dyshuari fillimisht me inicialet F.I e ka goditur me thikë të dashurën e tij.
Më pas, i njëjti është gjetur i vdekur. Nuk dihet nëse ai ka kryer vetëvrasje, apo si ka rrjedhur ngjarja. Kjo pritet të bëhet e ditur nga institucionet.
Në vendin e ngjarjes ka forca të shtuara të Policisë e Forenzikës.