Lokale - eSIMy

Policia e Kosovës ka konfirmuar për lajmi.net në se pjesën veriore të Mitrovicës një person ka dhunuar vajzën e tij.

Besim Hoti, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, duke mos dhënë detaje shtesë për shkak të natyrës së këtij rasti, ka konfirmuar se personi në fjalë është arrestuar dhe është në paraburgim.

“Mund të konfirmoj se policia është marrë me këtë rast dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet. Është bërë arrestimi i personit mbi bazat e dyshimit dhe i njëjti është duke u mbajtur në paraburgim”, ka deklaruar Hoti për lajmi.net.

Kujtojmë se më herët në media u raportua se viktima e këtij akti është një vajzë 18-vjeçare.