Lokale - eSIMy

Sot në Malishevë është gjetur pa shenja jete një 10-vjeçar në kabinën e një kamioni, shkruan Gazeta Sinjali.

Këtë për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

Mirëpo, siq mëson Sinjali nga burimet, në vendngjarje përpos armës, është gjetur edhe një gëzhojë. Arma dyshohet të ketë qenë e babait të viktimës.

Ky burim ka thënë që pasi i ndjeri është vonuar, axha i tij ka dalë që ta kërkojë dhe pastaj e ka gjetur në kamion.

Kur viktima është dërguar në spital, ka pasur lëndime në anën e majtë të nofullës, shkruan Sinjali.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe kryeprokurori.