Ngacmimet e sulmet seksuale ndaj vajzave e grave nuk po kanë të ndalur në vendin tonë. Në shumicën e rasteve viktimat janë të mitura ose të moshave të reja. Për një rast të tillë ka rënë në prangat e Policisë një 77-vjeçar në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari E.M., dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë 20-vjeçare, veprime këto që ngjasojnë me pedofili.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në marketin Emona në rrugën “Zenel Salihu” në Prishtinë, pra pesë ditësh.

Si rezultat i denoncimit, Policia ishte aktivizuar për ta identifikuar të dyshuarin, i cili posa u zbulua është arrestuar.

Sipas të njëjtave burime, i dyshuari tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, për 48 orë.

Për këtë fenomen shqetësues ditëve të fundit ka pasur reagime të shumta pas ngjarjes që tronditi vendin, dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë. Edhe pas kësaj ngjarje, Sinjali ka raportuar edhe për disa raste të tjera të ngacmimeve e sulmeve seksuale.