Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për “sulm seksual”, shkruan Llapi.info.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Podujevë 10.03.2023 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare- e mitur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK-së.

Policia nuk ka dhënë detaje tjera.

 

 

 

/Llapi.info