Lokale - eSIMy

Një person është arrestuar në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka ngacmuar një femër, raporton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin e saj ditor. Sipas PK-së, viktima femër kosovare ka njoftuar se nga i dyshuari mashkull kosovar, është duke u ngacmuar në forma të ndryshme.

I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Llapi.info